Joe Biden është zyrtarisht presidenti i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kamala Harris është zv/presidentja e parë amerikane me ngjyrë.
Nëpërmjet një videoje në Instagram, Kamala Harris menjëherë pasi u shpall Biden fitues, ka telefonuar këtë të fundit.
“Ja dolëm Joe, ja dolëm. Ti do të jesh presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Këto janë fjalët me të cilat Harris ka zgjedhur të urojë presidentin e 46-të të SHBA-ve.
Në videon e publikuar në Instagram, Kamala Harris reflekton lumturinë për emërimin e saj si zv/presidentja e parë me ngjyrë.

