Kryeministri Rama ka publikuar një fotografi me Drejtorin e OBSH për Europën Hans Kluge.
Ky i fundit mbajti më herët një konferencë shtypi me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për situatën e pandemisë në Europë, por edhe në Shqipëri.
Kryeministri shkruan se Kluge i ka shprehur konsideratat më pozitive për menaxhimin e situatës në Shqipëri.
“Me drejtorin e OBSH për Europën, Hans Kluge, i cili siç bëri edhe publikisht në konferencën për shtyp, më shprehu konsideratat më pozitive për menaxhimin e situatës së pandemisë në Shqipëri”, shkruan Rama.
Gjatë ditës së sotme Hans Kluge deklaroi se OBSH ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë në të cilën përfshihen mbështetja për shëndetin mendor, digjitalizimin, imunizimin si sigurimin e vaksinës së Covid-19 për vendin.

