TË FUNDIT

Alarmante në Kosovë, regjistrohet rekord rastesh, mbi 800 të infektuar dhe 14 humbje jete nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 14 viktima dhe 807 raste të reja me COVID-19.

Autoritetet po ashtu njoftuan se betejën me koronavirusin e kanë fituar 677 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 viktima nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Sa i takon shpërndarjes gjeografike të rasteve, kryeson Prishtina me numrin më të lartë të infeksioneve, 349 të prekur në 24 orë.

Kosova numëron 32022 të infektuar që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 19024 janë shëruar dhe 874 kanë humbur jetën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat