Pasi luftoi me covid dhe fitoi betejën, kryepeshkopi Anastas Janullatos ka dal nga spitali grekë drejt shtëpis së tij me një mesazh mirënjohje për të gjithë njerzit që i qëndruan afër në këto ditë kaq të vështira.Përmes një postimi në rrjetet sociale të Kishës Autoqefale, Kryepeshkopi Janullatos shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, ndërsa falënderon Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë.
Falënderimet e tij të përzemërta
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditor në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë. Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu.

