“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin”- flet për humbjen e kolegut, Osmenaj

9a06aa1f2627b398da9c9461e1a93a0d_L.jpg

 

Mjeku Bledi Nini humb jetën nga COVID-19,kolegu i tij Osmenaj shpreh indinjatën e tij kur Asambli mbajti koncert.

Ndarja nga jeta e mjekut ortolaringolog Bledi Nini, ka sjellë hidhërim për shumë të njohur të tij, familjarë e miq. Ai humbi jetën në moshën 48-vjeçare për shkak të infektimit me koronavirus. Të prekur kanë qenë edhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut vlonjat.

Mes tyre është edhe mjeku Renato Osmenaj, i cili përveç dhimbjes dhe trishtimit të madh është zemëruar për shkak të shfaqjes përpara spitalit, kur Ansambli i mbajti një koncert.

“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburresha me ty se të doja shumë.

M’u kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shtëpia ime kur ishim të vegjël.

Dhe në këtë ditë të zezë për ne, k*rvat bëjnë aheng. Mirë u takofshim shpirti i vëllait”,- shkruan Osmenaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303