Farmacistja Erina Hila ka folur në një intervistë për Report TV, lidhur me forcimin e sistemit imunitar. Teksa po jetojmë në një kohë të vështirë , ajo tha se duhet të bëjmë një gjumë të mirë, të merrmi me sporte si dhe të evitojmë stresin sa më shumë.
Ndërhyrja e parë është të flejmë gjumë mirë çdo ditë, duhet të flemë 7-8 orë çdo ditë brenda 24 orëve që ne të marrim maksimumin nga trupi ynë. Duhet të mos bëjmë një jetë sedentare, duhet të ecim dhe të lëvizim, të bëjmë sporte, ecje në natyrë, minimum 30 minuta ecje në ditë duhet ta gjejmë mënyrën që ta bëjmë gjithësecili prej nesh sidomos në një kohë të tillë ku na duhet që të jemi të fortë, të jemi të përgatitur për çdo situatë.E treta është stresi, duhet të evitojmë stresin sa më shumë, stresi psikologjik është një nga faktorët kryesorë që ndikon në dobësimin e imunitetit tonë’’ u shpreh ajo.
Më tej, farmacistja apeloi dhe për marrjen e vitaminave.
Mund ta marrim përmes vitaminave, dhe kemi parë që kohët e fundit multivitaminat janë ato që po përdoren më shumë për forcimin e imunitetit. Dhe sidomos kombinimi që po jepet dhe po merret nga të gjithë pacientët të cilët edhe sëmurën me covid, është vitamina c, d dhe zink në doza të larta.

