Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar mjekët, infermierët që janë në shërbim natën e ndërrimit të viteve dhe pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” që nuk do të mund të festojnë me familjarët e tyre.
Manastirliu u shprehu atyre mirënjohjen “për sakrificën dhe profesionalizmin në një vit të vështirë si ky që mbyllet sot.”
“Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, sakrificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë”, tha Manastirliu.

