Nicholas H. Wolfinger, sociolog në univesitetin e Utah ka analizuar të dhënat nga viti 2006 deri në 2010-ën dhe ka zbuluar moshën më të mirë për t’u martuar, me qëllim shmangien e divorcit.
Sipas rezultateve nga 25 deri 32 vjeç do të ishte momenti më i mirë për të kurorzuar lidhjen.
Për të qenë pak më preciz rezultatet kanë treguar që nëse martesa ndodh para moshës 20 vjeç shanset për divorc janë rritur 30% më të larta, nëse merret si vendim nga mosha 20-24 vjeç atëherë shanset janë 20% për dështim.
Ndërsa po të vendosni kurorë pas moshës 35 vjeç shanset për t’u ndarë janë 19%.

