TË FUNDIT

Hëna e Ujkut/ Astrologia zbulon ç’do ndodhë më 28 janar dhe bën thirrje: Ndikon shumë te ne…

Astrologia Esmeralda Petrela në një lidhje ‘Skype’ me emisionin “Wake Up”, ka folur për Hënën e plotë e cila pritet të shfaqet më 28 janar dhe që njihet ndryshe si Hana e plotë e ujkut.

‘Hëna e Plotë e Ujkut është hëna e plotë në shenjën e Luanit, sepse jemi në sezonin e Ujorit dhe hëna e plotë ndodh gjithmonë në shenjën e kundërt të shenjës ku është dielli.

Domethënë dielli tani është në Ujor, hëna e plotë del në shenjën e kundërt, në Luan. Edhe quhet Hëna e Ujkut thjeshtë sepse vendasit amerikanë edhe europianët mesjetarë, kanë vënë re, pasi në këtë periudhë kishte më pak ushqim, ujqërit ulërinin, ose rënkonin më shumë. Ndaj edhe quhet Hëna e Ujkut.

Kjo ndikon te emocionet, te dashuria, te iracionaliteti. Hëna e plotë ndodh në shenjën e Luanit dhe ai është shenja e zemrës, e pasionit dhe e shpreh. Njerëzit fillojnë tani t’i grumbullojnë më shumë emocionet brenda vetes së tyre dhe nuk mund të bëjnë ndryshe vetëm se të shprehin”, sqaroi astrologia e njohur.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat