TË FUNDIT

Lista e plotë/ Deputetët më të pasur të kuvendit, kush janë emrat që bëjnë bashkë 75.2 mln euro

Zbardhet lista me 9 deputetët më të pasur në vendin tonë. Lista, kryesohet nga deputeti i PSD-së, Tom Doshi, i cili numëron në pasurinë e tij 30 milionë euro, ndërsa pasohet nga ish-kolegu demokrat, biznesmeni Agron Shehaj. Ky i fundit diferencohet me 7 milionë euro nga vendi i parë.

Në listën e publikuar në emisionin “Opinion”, mes më të pasurve në parlament është edhe ish-i zgjedhuri i LSI-së, Agron Çela, ndërkohë që më shumë vende zënë socialistët. Ndryshe nga të tjerët është vetëm Fate Velaj.

Ai ka vlerësuar vetë pasurinë e tij, përfshirë edhe koleksionin e artit, duke u deklaruar se vlen 1.4 milionë euro. Më “i varfëri” ndër të pasurit e Kuvendit është Alket Hyseni, i cili shënon jo më pak se 1 milionë euro.

LISTA E PLOTË:

Tom Doshi- PSD me pasuri 30 milionë euro

Agron Shehaj-PD 23 milionë euro

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Agron Çela- LSI 11.4 milionë euro

Adnor Shameti- PS 5.3 milionë euro

Anastas Angjeli- PS 2 milionë euro

Fate Velaj- PS 1.4 milionë euro (koleksione artistike)

Tatjana Biro- PS 1.1 milionë euro

Alket Hyseni-PS 1 milionë euro

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat