Ish-konkurrenti i Për’puthen, Panajot Karasani ka publikuar në mediat sociale fotografi të kontratës së nënshkruar me produksionin.
Ajo që bie në sy, është fakti se Karasani ka publikuar 4 fotografi të kontratës, kur në fakt sot u treguan vetëm 2 faqe të saj nga moderatorja Bora Zemani.
Nuk dihet ende nëse fotot e publikuara nga ish-konkurrenti janë reale dhe të shkëputura nga kontrata me produksionin e Përputhen.
Publikimi i fotove të kontratës nga Panajoti ka ngjalluar reagimin nga Olti Curri.
“Publikohet kontrata e Përputhen për konkurrentët. Këtë pikën që gjobitesh 5 mijë euro për një punë që nuk merr rrogë nuk e kuptoj, po nejse ka juristë faqja plot që do e sqarojnë në komente”, ka shkruar Olti Curri në një postim në Facebook.





