TË FUNDIT

Si të biesh në gjumë në vetëm një minutë!

Nëse keni ankth ose nëse jeni të stresuar para një ngjarjeje të rëndësishme, të flini qetë mund të jetë një problem i madh.

Prandaj ne do ju tregojmë një metodë efikase të qetësuar nervat dhe për të pushuar mirë.

Quhet metoda ‘4-7-8’. Kjo është ajo që ju duhet të bëni:

Merrni frymë me qetësi përmes hundës për 4 sekonda.

Mbajeni frymën tuaj për 7 sekonda.

Merrni frymë ngadalë përmes gojës tuaj për 8 sekonda.

Është vërtet kaq e thjeshtë. Mund të tingëllojë e çuditshme, por me të vërtetë funksionon.

Si fuksionon?

Kur jeni të stresuar ose të shqetësuar, sasia e adrenalinës në gjak rritet dhe frymëmarrja juaj bëhet më e shpejtë dhe e lehtë. Ky ushtrim frymëmarrje vepron si një lloj qetësues. Ngadalësimi i qëllimshëm i frymëmarrjes në këtë mënyrë detyron ritmin e zemrës suaj të ngadalësohet, duke ju bërë të qetësoheni shumë shpejt është fiziologji e thjeshtë!

I njëjti ushtrim ndihmon për të qetësuar mendjen tuaj gjithashtu, thjesht sepse ju bën të përqendroheni plotësisht në frymëmarrjen tuaj. Ju nuk e kuptoni, por në këtë moment sistemi juaj nervor qendror gradualisht zvogëlon aktivitetin e tij, dhe ndjenjat e ankthit zhduken. Çdo neurolog mund ta konfirmojë këtë për ju.

Rezultati është që i gjithë trupi juaj të relaksohet. Për sa i përket shpejtësisë dhe forcës së efektit fizik që ka, ushtrimi është i ngjashëm me një anestetik. Metoda ‘4-7-8’ ka qenë e njohur për yogan indiane për disa shekuj. Ata e përdorin atë gjatë praktikës së meditimit në mënyrë që të arrijnë një gjendje relaksimi të plotë. Është e sigurt të thuhet se, është plotësisht e padëmshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat