TË FUNDIT

“Do të jetë i hapur për publikun”, miliarderi arab që ndërtoi Dubain: Çfarë kemi parashikuar për plazhin në Durrës

Plot 2 miliardë euro pritet që të investojë në portin e Durrësit kompania e njohur Emaar.

Miliarderi arab ka folur në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në lidhje me investimin e tij në portin e Durrësit. Alabbar u shpreh se shpreson që puna për projektin të nisë shumë shpejt. Ai tha se qeveria shqiptare është eficente dhe shpreson që edhe firma e tij të jetë në të njëjtën lartësi.

Alabbar nuk dha një datë për përfundimin e plotë të projektit. Megjithatë u shpreh se për 2 vite shpreson që të mbarojë puna me plazhin. Aty theksoi se do të bëhet një marinë e vogël dhe do të bëhen disa ndërtesa. Po ashtu ai u shpreh se do të pastrohet plazhi, rëra dhe toka ndërsa u shpreh se plazhi do të jetë publik. “Është më e pakta që mund të bëjmë”, tha ai.

Blendi Fevziu: Kur do të fillojë projekti juaj?

Muhamed Alabbar: Qeveria është tepër eficente dhe këtë gjë shpresojmë edhe për veten. Po them se në muajt e ardhshëm, jo shumë larg.

Blendi Fevziu: Qeveria duhet të jetë eficente…

Muhamed Alabbar: Unë parashikoj në muajt e ardhshëm dhe jo më gjatë.

Blendi Fevziu: Sa kohë do të zgjasë projekti, nga fillimi deri në fund të themi? Do të kryhet me faza?

Muhamed Alabbar: Po gjithçka varet nga tregu, disa projekte i mbarojmë për 5 ose 6 vite. Disa të tjerë mund të zgjasin 7 vite. Varet nga tregu.

Blendi Fevziu: Varet se si reagon tregu…

Muhamed Alabbar: Çdo gjë nis ngadalë derisa njerëzit fitojnë besimi, derisa i siguron që je serioz dhe pastaj merr vrull pune.

Blendi Fevziu: Në Shqipëri do t’ia nisni nga porti, marina apo me godinat?

Muhamed Alabbar: Do t’ia nisim nga plazhi me disa riparime. Po bëjmë studime, një marinë e vogël, ndërtesa dhe hotele dhe më pas vazhdojmë.

Blendi Fevziu: Kjo fazë e parë do të jetë gati për dy vite, tre?

Muhamed Alabbar: Shpresoj për 2 vite!

Blendi Fevziu: Po kjo zonë do të ketë gjithashtu një plazh të saj?

Muhamed Alabbar: Do të bëjmë të pamundurën ta pastrojmë…

Blendi Fevziu: Është projekt qyteti apo plazhi?

Muhamed Alabbar: Plazhi do të jetë projekti ynë. Do të pastrojmë rërën, tokën. Ka shumë punë.

Blendi Fevziu: Do të bëjnë njerëzit banjo dielli në këto plazhe, do të jenë të lejueshme për të qenë plazhe publike?

Muhamed Alabbar: Po, sigurisht! Kjo është më e pakta që mund të bëjmë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat