Autorja e emisionit të Përputhen në Top Channel, Olsa Muhameti ka njoftuar rikthimin e dy ish-konkurenteve në program.
Olsa ka treguar se Shqipja dhe Ana do të rikthehen në program, por kësaj here si opinioniste.
Lajmin e ka konfirmuar vetë autorja në një story në Instagram duke theksuar se kjo po ndodh për herë të parë.
Në “Përputhen Prime” ne do të ndjekim Shqipen dhe Anën, në rolin e opinionistes tashmë.
Olsa po ashtu ka treguar dhe pak nga raporti që ka me konkurrentët.
E pyetur nga ndjekësit e saj se si sillet me konkurentët, a është e afërt me ta, Olsa ka treguar se t’i mbash afër konkurentët është gabim.
“Kam kuptuar se t’i mbash afër është gabim, një pjesë prej tyre përfitojnë”, iu përgjigj kjo e fundit.




