TË FUNDIT

Mbi 15 mijë të vaksinuar, ministrja Manastirliu tregon detajet

Fushata e vaksinimit vijon në qytete të ndryshme në vend, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Prej ditësh ka nisur edhe vaksinimi i të moshuarve, ndërsa ditën e sotme nisi edhe në Durrës.

Deri më tani janë realizuar 15,027 vaksinime anticovid, ndërsa ende pritet të vijojë me grupmoshat e tjera më të rrezikuara nga sëmundja e rëndë.

Ndërkohë më herët kryeministri Edi Rama tha se është marrë garanci për 30 mijë vaksina të tjera Pfizer që pritet të vijnë në muajin Prill.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat