Marrin fund sot ditët me diell. Nga dita e nesërme nisin reshjet në vendin tonë.
Duke filluar nga orët e mesditës së të premtes, në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -3°C deri në 12°C
zonat e ulëta -2°C deri në 18°C
zonat bregdetare 3°C deri në 17°C

