Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë pak më parë me një njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e 25 prillit.
Nisur nga festa e 8-Marsit, Ambasada Amerikane iu bën thirrje të gjitha grave që të votojnë të lira kandidatin e tyre të preferuar për t’i dhënë formë të ardhmes që synojnë.
“Më 25 prill, shqiptarët do të zgjedhin parlamentin e tyre të ri. Gratë dhe vajzat janë të lira të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar, për t’i dhënë formë të ardhmes që synojnë. Secili nga ne ka një motiv për të votuar. Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është koha të kujtojmë se vota jonë është fuqia jonë, prandaj përdoreni atë. Informohu rreth zgjedhjeve! Merr pjesë!”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

