Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e fundit, pas rënies që kishte pësuar pas vitit 2007.
Ashtu si edhe në Shqipëri, pesha e euros cash është rritur në të gjitha vendet e Europës Lindore raporton Banka Qendrore Europiane në një studim për kërkesën e jashtme për euro.
BQE e cila i referohet një anketë që ka bërë Banka Qendrore e Austrisë zbulon se në vitin 2019 gati 35% e shqiptarëve mbanin euro cash. Kjo ishte përqindja më e lartë pas vitit 2018 në 12 vitet e fundit. Gjithashtu Maqedonia, Kroacia, Çekia raportuan nivelet të larta të qarkullimit të euros cash ndër vendet e lindjes.
Edhe pse Banka Qendrore Europiane ndaloi prodhimin e kartëmonedhës euro prerje 500-she dhe nga ana tjetër Shqipëria mori nismën për të frenuar përdorimin e euros në ekonomi, përdorimi i valutës europiane po vjen në rritje në vend që të ulet.
Duke krahasuar të dhënat në 10-vitet e fundit, përdorimi i euros është rritur në të gjithë vendet e lindjes dhe Ballkanit Perëndimor, përveçse në Shqipëri. Duke analizuar ecurinë që nga viti 2007-2019, përdorimi i euros cash shënoi kulmin në vitin 2017 në vendin tonë.
Vrojtimi ka gjetur se pas krizës globale, vlera e parave cash për person ka shënuar rënie. Në Shqipëri një person mban mesatarisht 120 euros cash, ndërsa në vitin 2007 mbante rreth 320 euro. Nivelin më të lartë të qarkullimit e kanë serbët me rreth 230 euro për person.
BQE raporton se vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit perëndimor qarkullojnë mbi 8 miliardë euro, shumë kjo që përfaqëson më pak se 1% të vlerës totale të euros në qarkullim në fund të 2019.
Pavarësisht ndalimit të emetimit të kartëmonedhës 500 euro, dërgesat totale neto u rritën me 0,1 miliardë euro në 2019, krahasuar me 2018 (një rritje vjetore prej 0,1%). Në vitin 2019, eksportet e kartëmonedhave 100, 200 dhe 500 euro jashtë BE arritën në 34.8 miliardë. Rënia e eksporteve të kartëmonedhave 500 euro u kompensua pothuajse tërësisht nga një rritje në eksportet e kartëmonedhave 100 dhe 200 euro.
Të dhënat e brendshme konfirmojnë një rritje të mëtejshme të përdorimit të euros edhe në kanalet bankare. Në gjysmën e parë të vitit 2020 depozitat në depozitat në valutë ndaj totalit të depozitave të klientëve shënuan nivelin 52%, krahasuar me 51.7% që ishin në fund të dhjetorit 2019 dhe 51.6% një vit më parë. Rreth 52.7% e portofolit të kredive është në valutë, ose 1.3 pp më e lartë se fundi i dhjetorit 2019.

