19 525 persona kanë marrë vaksinën anti-Covid gjatë ditës së sotme.
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” bëri me dije se që nga filli i procesit të vaksinimit në vend, janë kryer 138 846 vaksinime.
Gjithashtu ministrja ka publikuar fotografi nga vaksinime të realizuara në Shkodër, Tiranë, Koplik.
Statusi:
19525 jetë më të mbrojtura sot
Nga fillimi i fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh janë kryer vaksinime anticovid në të gjithë vendin
*Vaksinimi i qytetarëve në Tiranë, Shkodër, Koplik

