TË FUNDIT

Analisti akuza të forta ndaj PS: Nuk ju vjen asnjeri pa dhënë para, lekët e Ndraghetës po i jepni për zgjedhje

Analisti Andi Bushati, mbrëmjen e sotme ka hedhur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, duke thënë se kjo e fundit paguan qytetarët që të marrin pjesë në fushatat që bën.

I ftuar në ‘Open’, ai ka thënë se askush nuk i shkon PS-së në fushatë nëse nuk jep para. Pas kësaj ka ndërhyrë menjëherë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili ka thënë se nuk kanë paguar asnjë qindarkë.

PJESË NGA BISEDA:

Bushati: Nuk ju vjen asnjeri pa dhënë lek.

Mazniku: Nuk kemi paguar asnjë qindarkë.

Bushati: Juve jepni bonusin e bebes atë të para 5 viteve.

Bushati: Gjithë lekët e Ndraghetës po i jepni për zgjedhje.

Bushati: Provo thërriti po të erdhi njeri, pa lek shiko a ju vjen njeri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat