Migrena vjen pa paralajmëruar dhe është e vështirë ta heqësh qafe. Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, e dini sa e vështirë mund të jetë. Sigurisht ju mund të merrni pilula për të qetësuar dhimbjet, por këto janë për një efekt të përkohshëm. Por ka diçka tjetër që mund të bëni; të ndryshoni dietën tuaj. Më poshtë do ju tregojë ushqimet që duhet të hani çdo ditë për të luftuar migrenën.
- Avokado
Avokadot janë të pasur me antioksidantë si luteina dhe zeaksantina, që mund të largojë dhimbjet e forta të e kokës.
- Fiqtë
Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium i cili ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbajtjen larg të dhimbjes së kokës.
- Salmoni
Plot me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B-2, konsumimi i salmonit parandalon trombocitet tuaja të grumbullohen, një proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës. Gjithashtu ul inflamacionin dhe ju ndihmon të luftoni migrenën.
- Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla nuk janë vetëm të shijshme, por gjithashtu ju ndihmojnë të luftoni migrenën, sepse janë të pasura me vitaminë C, vitaminë B1 dhe kalium.
- Shalqiri dhe karota
Konsumi i ushqimeve të pasura me ujë si shalqiri, karota, kastraveci dhe selinoja, ndihmojnë në hidratimin e trupit. Siç e dini, dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjeve të kokës.
- Kuinoa dhe lakra jeshile
Përveç të gjitha përfitimeve të tjera shëndetësore, kuinoa dhe lakra jeshile gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e migrenës. Kuinoa përmban riboflavinë, magnez dhe hekur, ndërsa lakra jeshile ka omega-3 dhe fibra, duke dhënë një mbrojte kundër migrenës.
- Kosi
Sipas studimeve, riboflavina, një pjesë e vitaminës B, është efektive kundër migrenës dhe kos e ka këtë element. Shtoni kos në dietën tuaj ditore nëse vuani shpesh nga sulme të migrenës.
- Lëngu i limonit
Lëngu i limonit përmban sasi të larta të vitaminës C dhe është i njohur për përfitimet e tij shëndetësore dhe luftimin kundër migrenës. Kurdoherë që vuani nga dhimbja e fortë e kokës, pak lëng limoni me ujë dhe dy lugë çaji kripë janë zgjidhja. Ju, si me magji, do të ndiheni më mirë.

