Ulin tensionin e gjakut
Kaliumi është i njohur për aftësinë e tij për të ulur presionin e gjakut. E bën këtë duke balancuar efektet e kripës. Trupi ka nevojë për një ekuilibër si të natriumit, ashtu edhe të kaliumit, për të mbajtur presionin e gjakut në një nivel të shëndetshëm.
Mbrojnë zemrën
Fibrat, kaliumi, Vitamina C dhe Vitamina B6 që gjenden në banane janë të shkëlqyera për shëndetin e zemrës.
Stabilizimi i diabetit
Për shkak se bananet janë një burim i mirë i fibrave, kaliumit dhe vitaminës C, ato janë një zgjedhje e shkëlqyer për njerëzit që vuajnë me diabet. Ushqimet e pasura me fibra përmirësojnë nivelet e insulinës.
Përmirësim i tretje
Bananet kanë aftësinë për të trajtuar simptomat e urthit, diarresë dhe kapsllëkut. Kjo sepse bananet janë një ushqim i lehtë për t’u tretur.
Përmirësojnë humorin dhe kujtesën
Duke furnizuar trurin me lëndët thelbësore ndihmojnë ne funksionimin e duhur neurologjik.

