TË FUNDIT

Përditësimi i Covid-19/MSH zbardh shifrat për 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë shënuar 264 raste të reja me COVID-19 nga 2092 testime të kryera në total. Ndërsa kanë humbur jetën 9 qytetarë, konkretisht: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç.Janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 47 raste në Tiranë,  22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës,  18 raste në Fier, Berat, 14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë, 6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh,“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSh.

Statistika (05 Prill 2021)

Raste të reja ditore        264

Të shëruar në 24 orë     589

Të shtruar në spitale      255

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                2092

Testime totale            572,719

Raste pozitive             126,795

Raste të shëruara        94,431

Raste Aktive                 30,090

Humbje jete                  2274

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   21182

Fier      2582

Durrës   1262

Gjirokastër  1245

Shkodër  1085

Vlorë     789

Korçë   775

Kukës     351

Dibër    336

Elbasan  277

Lezhë     152

Berat     53

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat