Drejtuesi i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla teksa ka zhvilluar një takim me disa qytetarë të Gramshit, ka tallur kryetaren e LSI Monika Kryemadhin.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që mos ta votojnë Kryemadhin sepse maksimumi që mund të ndodhë do të jenë vetëm një palë çizme të reja për veten e saj.
Çdo votues i majtë, që i rreh zemra majtas t’ia japë votën PS dhe Ramës. Kam një thirrje për demokratët e Gramshit, ata që kanë mbetur. Vëllezër, nuk e di arsyen se përse e keni zemrën djathtas, çojeni zemrën në vendin e duhur, dy kandidatëve tanë që i japin më shumë përfaqësi qytetit. Shanset që PD të jetë me kandidatët e vet në Parlament nga Gramshi, ka aq sa të fitojë Belshi kampionatin. Mos ia jepni votën Monës sepse maksimumi do të ble çizme të reja, sepse s’ka ç’të japë për Gramshin. Kush do pensione më të larta, punësim më shumë, shkolla më të mira, kush do Gramshin më të bukur, duhet të votojë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

