Gazetari Ilir Babaramo është përplasur me zëvendës ministrin Besart Kadia. Të dy të ftuar në “Open” për protestën që ka nisur nga kontrollorët e ‘Albcontrol’, nisën të debatonin.
Babaramo tha se i duket e frikshme që këta kontrollorë po trajtohen si kulakë. Babaramo pyeti Kadian se çfarë po pastrohet me më shumë se 1 miliard lekë tek aeroporti. Zëvendës ministri tha se nuk dinte gjë.
Pjesë nga biseda:
Ilir Babaramo: Ore më duket shumë e frikshme që këta njerëz po i trajtojmë si kulakë. Ai po kërkon të drejtën e vet. Del ministrja dhe në formë zhargoni thotë ‘ore marrin nga dy milionë këta’, çfarë duan më. Po pse more, ata s’po bëjnë një punë të rëndomtë aty. Ata kanë pritur shumë, paskan qenë shumë humbamenë që paskan pritur kaq shumë. Nuk është grusht shteti ky
Besart Kadia: pse ky është problemi juaj që quhet grusht shteti, çfarë po thua tani. Ja e hoqm fjalën grusht shteti, çfarë shqetësimi keni
Brizida Gjikondi: Nuk u takon kjo gjë
Ilir Babaramo: Zonjë do ta japësh ti përgjigjen time
Besart Kadia: po ja prat ani se po flasim, hajde t’i mbyllim thotë. Jua përgjysmove rrogat gazetarëve ti në pandemi? Jua përgjysmove? Kjo gjë pra ndodh, kur nuk ke para, bën marrëveshje.
Ilir Babaramo: Mirë më thuaj ti mua sa kushton ai pastrimi aty, 1 milionë eruro?
Besart Kadia: Po ku di unë, mua më pyet, di unë ç’pastrohet aty ore
Ilir Babaramo: Po ti po më ul pagën dhe vazhdon vjedh
Besart Kadia: Nëse është vjedhje do ta gjejë gjykata.

