Rama nga Dropulli ka reaguar sërish lidhur me bllokimin dhe grevën që ndodhi ditën e djeshme në Aeroportin e Rinasit. Ai tha se nga kjo ngjarje u bllokua edhe ardhja e vaksinave.
Shikoni se cfarë ndodhi jo më larg se dje. U bllokua aeroporti i vendit, u bllokua ardhja e vaksinave. Nata ka qënë pa gjumë për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste për të ardhur se menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër, Nuk është pazar që mund ti thuash ma mbaj mallin sa të bëj një xhiro dhe do vij. Luftë për ta mbajtur. Një javë dhjetë ditë pa vaksina, pse? Sepse Ilir Meta, dhe Sali Berisha janë aty, mbrapa derës për tu rifutur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë. Janë gati të bëjnë atë që bëjnë. Një sulm për të kthyer kaosin dhe fantazmën e duke marrë peng aeroportin, duke ndaluar mijëra shqiptarë që donin të vinin dhe duke ndaluar mijëra të vdekur që të vinin dhe të varroseshin këtu.

