Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak më parë me një status në rrjetin social Faceboook për rinisjen e fluturimeve ditën e nesërme për të gjithë qytetarët. Rama ka sulmuar Metën duke thënë se plani i tij me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e ‘Rrunpallës në prag të zgjedhjeve’, dështoi.
Statusi i plotë i Ramës
Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!

