TË FUNDIT

Bllokimi i Rinasit, Rama: Një pjesë e kontrollorëve janë kthyer në punë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka qenë i ftuar në ABC ku ka folur për ngërçin e krijuar në Rinas një ditë më parë.

Rama ka theksuar se tashmë situata është zgjidhur dhe nesër pritet që puna të vijojë normalisht.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se pas komunikimit me ministren është arritur që një pjesë e tyre të kthehen nesër në punë.

“Çështja mund  të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafill kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për ti sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzire të shtyrë dhe të orkestruar. Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me të dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmendhsëm., Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, ka thënë Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat