TË FUNDIT

Ministrja Manastirliu zbulon objektivin madhor të qeverisë, ja ç’pritet të ndodhë brenda muajit Maj

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot nga njësia nr.9 në Tiranë se objektivi i qeverisë është që brenda muajit maj të vaksinohen gjysmë milionë shqiptarë. Gjithashtu ministrja Manastirliu theksoi se me vaksinimin masiv pritet që në muajt në vijim të kemi një lehtësim të masave teksa shtoi se në muajin shtator mund të rifillojë procesi mësimor në shkolla.

“Pandemia na ka mësuar se situata është gjithmonë e paparashikueshme. Por sot dimë që me nisjen e fushatës së vaksinimit masiv, të mësuesve, të punonjësve në shërbimet kritike, pritet një lehtësim për muajt në vijim , sigurisht më pas për fillimin e shkollave në shtator. Kështu që, pse të mos jemi shpresëplotë edhe për fillimin e shkollave në shtator duke vlerësuar gjithmonë situatën dhe duke dëgjuar ekspertët për protokollet. Të mos harrojmë se kemi kaluar një periudhë të vështirë, por ja kemi dalë sepse edhe shkollat dhe të gjithë komunitet kanë respektuar rregullat. Objektivi ynë është që të hapen edhe universitetet dhe mësimi të bëhet në auditor, por kjo mbetet në vlerësim dhe duhet të jemi pak konservator kur flasim për pandeminë, megjithëse drita në fund të tunelit është bërë e dukshme”,- shton ajo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat