TË FUNDIT

“Ku e ke pa ti qëvjen këtu dhe i jep…”. Rama ‘nuk ia përton’ kamarierit, ç’i bëri ai që ‘nxehu’ Kryeministrin: Ça është kjo?

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot në Finiq ku shoqërohej nga kryebashkiaku Kristo Kiço. Teksa ishin ulur në ambientet e një lokali, Rama shkëmbeu dhe disa batuta me kamarierin e lokalit lidhur me shërbimin.

Pjesë nga biseda:

Pronari i lokalit: Nëse do të hapet kufiri, do të jenë të lirë të bëjnë shëtitje, nëse do të ketë mundësi të investohet në rrugë. Këtë kërkesë kisha!

Rama: Të them se e bëjmë rrugën tani për tani s’ta bëj dot. Po e deshe tani në sekond voto ato tjerët se ta bëjnë në sekond. Ulu! Ulu! Kjo zonë është fantastike për agro-turizëm.

Ndërkohë Rama ka shkëmbyer edhe batuta mes tyre, për shkak se nuk i kishin shërbyer kafe, dhe vetë banori po konsumonte kafe, gjë për të cilën kreu i qeverisë tha se as hile greke nuk mund të quhet.

Minoritari: Dua t’ju falënderoj për vizitën edhe kjo kafja do të na shërbejë për ti diskutuar më mirë problematikat që kemi.

Rama: Kjo kafja jote se kafja jonë s’ka ardhur! Mund të marrim edhe në kafe, Ku e ke pa ti që vjen këtu dhe i jep kafe këtij që është këtu dhe ne pa kafe. Ça është kjo se as hile greke nuk quhet.

Minoritari: Ishte një diskutim se si ta shërbenim me gotë apo me filxhan.

Rama: Ku po bënit diskutimin apo andej mbrapa si Kali i Trojës.

Minoritari: Dua t’ju falënderoj për tre projektet për ujin që keni marrë në Finiq. Duhet një zyrë e kadastrës në bashkinë e Finiqit.

Rama: Azhornimi i pronave ka nisur nga qeveria

Gjiknuri: 20% u janë dhënë titujt e pronësisë! Ato të tjerët thonë do të shfuqizojmë ligjin, kjo është shumë e rrezikshme, bëni shumë kujdes. Vërtetë procesi mund të kishte ecur më shpejt, por është vënë shina

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat