TË FUNDIT

“Dyqan” droge në shtëpi, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Valter Hoxha, 29-vjeç me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se tregtonte lëndë narkotike në shtëpinë e tij. Sipas mediave italiane, hetimet zbuluan skemën e 29-vjeçarit dhe karabinierët u paraqitën në banesë për kontroll.

Në momentin kur i ranë derës, 29-vjeçari u vonua për ta hapur atë, gjë që shtoi edhe më shumë dyshimet e tyre.

Policia gjeti një fillimisht një zarf me lëndë narkotike të cilën Hoxha deklaroi se e kishte për përdorim personal. Por pas kontrollit me qen, uniformat blu gjetën në çatinë e banesës një qese plastike që mbante rreth 35 gram marijuanë, 21 doza kokainë dhe një shënim me emrat e klientëve dhe lëvizjet në lidhje me shitjen e dozave.

Tani, 29-vjeçari shqiptar Valter Hoxha ndodhen pas hekurave në burgun Caltagirone

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat