TË FUNDIT

“Kam fituar me hile”, gafat e politikanëve gjatë fushatës elektorale

Emisioni “Stop” ka publikuar sot një përmbledhje të gafave të politikanëve shqiptarë gjatë fushatës zgjedhore. I pari që ka bërë gabim në fushatës është Anduel Tahiraj, kandidat i PS në Vlorë, i cili ka ngatërruar datën e zgjedhjeve.

Po kështu edhe Erald Kaja në Kavajë, thotë se do të votohet në datën 6 dhe jo në 25 Prill kur është data e saktë e zgjedhjeve.

Ndërkohë Ded Ndreca i Lëvizjes Socialiste në Lezhë, pranon se ka fituar me hile dhe pa hile. Po ashtu Petrit Gjoni i LSI-së Lezhë, ka deklaruar se do të varrosë urrejtjen për Edi Ramën.

Janë këto disa nga gafat e politikanëve, gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale, kur kandidatët janë shpërndarë në bazë për të kërkuar vota. Por këto nuk janë të vetmet, pasi çdo ditë politikanët ngatërrohen gjate takimeve elektorale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat