Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ishte e ftuar në emisionin Investigativ “Fiks Fare”mbrëmjen e sotme. E pyetur për mendimin që ka rreth kryetares së partisë LSI, Monika Kryemadhi, ka thënë se tek Monika i pëlqejnë çizmet duke ironizuar sulmin që kryemadhi beri ndaj Ramës vite më parë në Kuvend.
Ministrja madje shtoi se ajo që hodhi Kryemadhi në Parlament drejt kryeministrit Edi Rama, ishte lëkurë e mirë.
“Te Mona më pëlqejnë shumë çizmet, çizmja që hodhi ajo në parlament ishte lekurë shumë e mirë, dikush e konfiskoi, por Mona e kerkoi prapë mbrapsht. Mona është në parlament për të marrë nuk është për të dhënë”: ka thënë Spiropali.
Më pas e pyetur nëse Rama gabon ndonjëherë ajo komentoi se Rama gabon sepse punon por nuk bën faje.
Ajo tha: “Kush punon gabon, por faje nuk bën se fajet burojnë nga ndërgjegjia e ligë që ai nuk e ka. Vullnetin e ka të mire, të fortë dhe punët i bën, tani kush punon gabon, vetëm ata që flenë gjumë nuk bëjnë gabime”

