Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u është bashkuar apelit kundër shitblerjes së votave për zgjedhjet e 25 prillit.Celibashi shprehet se është kundër praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.Më tej kreu i KQZ, shprehet se qytetarët duhet të marrin pjesë në zgjedhje, dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të pandikuar.“I bashkohem apelit të Ipeshkvijnjve të Kishës katolike tё Shqipërisë dhe@DomGjergjikundër shitblerjes së votës dhe praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve. Qytetarë! Merrni pjesë, shprehni vullnetin TUAJ të lirë dhe të pandikuar. VOTONI!”

