Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Lajmi është bërë i ditur sot nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Priten fletët e votimit edhe për 6 qarqet e tjera në të cilat do të votojnë më 25 prill qytetarët e Shqipërisë.
STATUSI NGA ILIRJAN CELIBASHI
📌Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.
Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.


