Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij me gratë dhe vajzat në Tiranë, ka folur edhe për pamjen e tij. Teksa është diskutuar se ai mund të ketë bërë botox, Rama ka treguar ‘sekretin’ se pse ka më pak lodhje dhe stres në fytyrë.
Mediat që i bëjn gjithë kohës botoks sondazheve, fushatës dhe videove të Lulit, për t’ja zhgarravitur çdo ditë faqen këtij vendi. Unë botox? E pse jam bërë botox? Se jam dukur i qeshur dhe duke si lëkura e Fevziut me shkëlqim. Ka një arsye në fakt, ka një arsye pse unë jam më i qeshur dhe jo i ngrysur saç isha. Ka një arsyeja pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo arsyeja nuk është botoxi por dielli që ka filluar të shkëlqejë në Shqipëri, dielli që shkëlqen në sytë e të gjitha gjysheve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë. Marrin vaksinën dhe vrapojnë të takojnë nipërit dhe mbesat, dhe kanë rifilluar të gatuajnë. Si nuk e bëka efektin shumë më të mirë se sa botoxi e gjithë kjo.

