TË FUNDIT

Ministrja Manastirliu takon bluzat e bardha të Infektivit, jep lajmin dhe zbulon ç’do ndodhë brenda majit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është takuar nga afër me mjekët dhe infermierët e Infektivit. Në fjalën e saj, Manastirliu deklaroi se lufta me COVID, ende nuk ka përfundeuar dhe ka bërë thirrje për të mos u ulur vigjilenca.

“Aktualisht spitali Covid 4 është zbrazur, për arsye se ka rënë numri i pacientëve që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që spitali nuk është në gatishmëri, pasi, në momentin që mund të kemi një shtim të numrit të rasteve, gjithmonë kjo strukturë do të jetë aktive, ashtu sikurse ka qenë që në momentet e para.  Nga ana tjetër numri i pacientëve që trajtohen në spitalin infektiv apo Covid 1 por edhe në spitalin Covid 3 ka pësuar një rënie të qëndrueshme. Ashtu sikurse ka pasur një rënie të qëndrueshme edhe përsa i përket numrit të fataliteteve mbi baza ditore. Kjo tregon që jemi në një situatë të kontrolluar të epidemisë. Por është shumë e rëndësishme të mos ulet vigjilenca”, tha Manastirliu.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat