TË FUNDIT

Britania raporton 77 raste të variantit indian

Varianti i ri i Covid që u zbulua në  Indi tashmë është përhapur në Britani. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht janë konfirmuar  77 raste pozitive.Varianti B.1.617 përfshin një numër mutacionesh. Ministria Indiane e Shëndetësisë ka deklaruar  se mutacione të tilla rrisin përhapjen e virusit dhe këta variante janë më  rezistent ndaj vaksinave.Muajin e kaluar, varianti indian përbënte gati 20 përqind të të gjitha rasteve me COVID-19 në shtetin indian Maharashtra, ku u zbulua për herë të parë. India aktualisht po lufton me një rritje të rasteve me më shumë se 200,000 raste të raportuara në të gjithë vendin të enjten.Aktualisht, varianti britanik – B.1.1.7 – është lloji dominues në vend me 209,492 raste të konfirmuara. Por sipas një deklarate nga Zyra e Statistikave Kombëtare, numri i rasteve pozitive është ulur.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat