Ditën e djeshme u komentua shumë kryeministri Rama ku thuhej se kishte bërë botox pasi nuk kishte asnjë shenjë lodhjeje në fytyrë. Mirëpo ai e mohoi kategorikisht këtë gjë.
Në lidhje me këtë ka folur edhe kirurgu Panajot Papa në “zonë e lirë”, i cili tha se kryeministri nuk ka bërë botox, por që mund të ketë bërë ndonjë terapi me vitamin.
“Nuk ka bërë botoks, mund të ketë bërë ndonjë mesoterapi me vitamina që japin efekt një përmirësim të lëkurës. Mimika e kryeministrit ka mbetur e njëjta, personat kur bëjnë botoksin nuk kanë mimikë. Ka kremra që mund të kenë peeling, po marrin rastin më banal. Nuk ka bërë as lifting. Kur bën botox, këshillohet të mos vendosësh kapele, por kryeministri kishte veshur sot kapele”, tha mjeku.

