Partia Demokratike ka publikuar së fundmi një video nga të gjitha takimet elektorale që janë zhvilluar së fundmi në Shqipëri nga kryedemokrati në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Në pamjet në fjalë shihen përkrahës demokratë, që ndjekin kryedemokratin Lulzim Basha me makinë në turet e tij, ndërkohë që në sfond është kënga që simbolizon dhe fushatën e PD-së, ‘Unstoppable’ të këngëtares Sia.
Në këtë spot iu kujtohet qytetarëve që të votojnë numrin 9, për ndryshimin.
Turi i ditës së sotme të Bashës, përfshin 9 ndalesa. Udhëtimi “9 PËR NDRYSHIM” kalon nëpërmjet Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit Miredites dhe finalizohet në Tropoje.

