Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm vlerash ushqimore, është i shëndetshëm për kockat tuaja dhe ka edhe më shumë përfitime nëse e pini para se të flini.
Pirja e qumështit në darkë, mund t’ju ndihmojë të flini gjumë më shpejt, të qetë pa u zgjuar në mes të natës.
Qumështi konsiderohet si një burim jetik i vitaminës D dhe kalciumit pa të cilin trupi ynë nuk do të kishte imunitet të fortë, as kocka të shëndetshme dhe të forta.
Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë.
Qumështi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare për shkak të amino acideve që ai përmban.

