Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Greqi mëngjesin e sotëm, ku babai ka vrarë me armë gjahu djalin e tij në Koropi.
Mediat greke shkruajnë 74-vjeçari e ka qëlluar me armë në bark djalin e tij 48-vjeçar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.

