TË FUNDIT

Del në konferencën e jashtëzakonshme, Presidenti Meta i bën thirrjen urgjente SPAK

Ashtu sikurse e njoftoi më herët, Presidenti Ilir Meta ka dalë pak minuta më parë në konferencën e jashtëzakonshme për media, ku shpërtheu me tone të forta lidhur me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve.

“I kam kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për përdorim të dhënash nga PD. Pyetjet kryeministri duhet tja bëjë SPAKU pas 26 duhet tja bëjë patjetër. Në këtë rast duhet të kishte vepruar urjgentisht. Më duhet të përsëris pyetjet e politikanës gjermane për ti ardhur në ndihmë SPAK.

Nga janë marrë të dhënat dhe si janë ruajtur të dhënat..

Cila është baza ligjore e ruajtjes së të dhënave pa dijenijnë e personit

Nëse të dhënat ja në marrë nga kontakte derë më derë ku ekziston materiali shkrimor i qytetarëve që lejojnë marrjen e të dhënave dhe përdorimin e tyre.

Nga janë marrë këto të dhëna. Në lista ka emra njerëzish që mbajnë detyrën e patronazhit a janë pyetur ata

Kush janë personat që kanë patur dijeni për këto komente dhe shënime dhe çfarë ndodh me to?

Pyetja e 8: Vota është e lirë dhe e fshehtë si përputhet ky parim i demokracisë

Do jem në krye të detyrës për mbrojtje të votës

Kur u krijua kjo bazë të dhënash, a janë këto të njëjta me ato që qytetarët ua kanë besuar institucioneve”, tha Meta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat