Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.Kim përmes një postimi në rrjetin social Twitter bën me dije se në këtë takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.Ndër të tjera ambasadorja amerikane thekson se në këtë takim, Veliu i ka konfirmuar detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Ardi Veliu më konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shkruan Kim.


