Mjeku Petrit Vargu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën nga pandemia për ABC News. Më tej, ai ka folur për vaksinën kineze, të cilën e ka konsideruar të pasigurtë pasi nuk i bën personat imunë.
Ne kemi pasur një numër rekord në gusht, megjithatë njerëzit vazhdonin të ishin nëpër plazhe. Unë mendoj që Sinovac nuk është në gjendje për të vaksinuarit. Shtimi i dozave në tre është akoma në diskutime. Mua personalisht Sinovac nuk më jep siguri, prandaj nuk duhet t’i themi njerëzve që me marrjen e vaksinës janë imunë, janë thjesht 30%.

