TË FUNDIT

Dalin pamjet e frikshme/ Momenti kur vritet adoleshentja 16-vjeçare, ajo u qëllua disa herë me armë zjarri (Video)

Policia e Ohios ka vrarë një vajzë 16-vjeçare, e cila ishte afro amerikane. Raportohet se ajo është përfshirë në një sulm me thikë.

Viktima është Ma’Khia Bryant. Tezja e saj tha për mediat se adoleshentja jetonte në një shtëpi sociale dhe ishte përfshirë në një zënkë me një adoleshent tjetër. Ajo shtoi se mbesa e saj e kishte hedhur thikën në tokë para se të qëllohej disa herë nga policia.

Mirëpo kanë dalë edhe pamjet e rënda ku shihet se si adoleshentja qëllohet për vdekje me armë zjarri nga një polic.

Policia e Columbus më vonë nxori pamje nga kamerat e trupit të policisë gjatë incidentit, ku tregohen disa njerëz që sulmonin një person para se vajza të qëllohej disa herë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat