TË FUNDIT

“Nuk do t’i kenë më këpucët me baltë”. Kryeministri Edi Rama sapo dha premtimin e madh

Teksa ndodhet në një takim elektoral me anëtarët e PS më Fushë-Krujë, Rama ka folur sot për dëmet e shumta që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Thumanë dhe Bubq.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se falë këmbënguljes dhe forcës së karakterit Thumana dhe Bubqi do të kenë një lagje të re të transformuar dhe se ata fëmijë që do të rriten në ato lagje nuk do t’i kenë më këpucët me baltë, falë rindërtimit që po i transformon këto zona.

Në Thumanë po rimerr jetë shëmbëlltyra e zemrës tonë. Por edhe në Bubq po ndërtohet një lagje e re ku fëmijët do të rriten krejt ndryshe nga mënyra se si u rritën prindërit e tyre. Deri dje para tërmetit ato familje dhe ato fëmijë ishin më mbrapa se të tjerët, por sot ata fëmijë janë përpara shumë fëmijëve të tjerë. Ata fëmijë sot do të dalin nga shtëpia dhe nuk do të kenë më këpucët me baltë kur të shkojnë në shkollë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat