Një incident u shënuar pak më parë në Fier, ku policia bashkiake ka hequr banderolat e LSI nga vendi ku do të mbahet takimi i Kryeministrit Edi Rama.
Në videon e publikuar nga kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj, pretendohet se LSI ka një kontratë për këtë banderolë dhe provokon duke thënë se nuk duhet të hiqet.
Pikërisht me këtë inskenim që po përgatit LSI për t’i paraprirë takimit të kryeministrit Rama, ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi njëherazi kandidat për deputet i PS-së në këtë qark.
“LSI, bashkepunetorja e fashizmit te Berishes, qe i ka borxh Fierit gjakun e Faik Myrtajt po kerkon te beje zhurme ne mbrojtje te nje kontrate qe ka bere me Fatmir Kajollin, per te mbajtur nje banderole te paligjshme mbi ndertesen e tij.”, shkruan Petro Koçi.

