Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar së fundmi lidhur me përgjimin e bërë publik nga gazetari Artan Hoxha në të cilin fliste Lame për legalizimet. Basha nga Korça tha se ai ishte plani i ideuar nga Rama në mënyrë që ti marrë votën qytetarëve dhe të mos iu japë legalizimet.
Të gjithë ju e dëgjuat planin e Ramës për tju marrë votën për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar për t’ju prishur 100 mijë shtëpi shqiptarësh. Ky është Edi Rama i vërtetë.

