Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka bërë me dije se në javën e parë të muajit maj do të vijnë në Shqipëri disa gjeneralë amerikanë në Shqipëri si pjesë e Defender21.
Ajo tha se ata do të jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë, marinarë dhe avionë të SHBA dhe Shqipërisë që punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake
“Lajm i mirë: Në javën e parë të majit presim të vijnë disa gjeneralë amerikanë në Shqipëri si pjesë e Defender21. Ata do të jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë, marinarë dhe avionë të SHBA dhe Shqipërisë që punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake. #KrahPerKrah,”shkruan ambasadorja.

